Një autobus që po bartte nxënës dhe disa prindër që po ktheheshin nga një ekskursion ra në një kanal në ishullin indonezian, Java, të mërkurën në mbrëmje, duke lënë 27 të vdekur, njoftoi Ministria e Transportit e Indonezisë.
Agjencia e kërkim-shpëtimit tha përmes një deklarate të enjten se vozitësi i autobusit e humbi kontrollin e mjetit pak para aksidentit në një zonë afër qytetit Sumedang.
Ministria e Transportit tha se në autobus ndodheshin nxënës të shkollës së mesme dhe disa prindër, duke shtuar se 39 persona i mbijetuan aksidentit, shkruan Reuters.
Një zyrtar i agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit tha më vonë se operacioni ka përfunduar dhe se të mbijetuarit janë dërguar në spitalin më të afërt.
Në fotografitë e publikuara nga vendi i ngjarjes shihen autobusi i rrotulluar dhe pjesëtarët e ekipeve të shpëtimit duke kërkuar për të mbijetuar.
Shkaktari i saktë i aksidentit nuk ka qenë menjëherë i qartë, ndonëse Ministria e Transportit tha se ka shenja që inspektimi teknik i autobusit nuk ka qenë i përditësuar.
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës