Aksident i frikshëm në Greqi, makina bëhet copë-copë, vdes 18-vjeçari

10:59 | 28 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Një aksident i frikshëm ka tronditur vendin fqinj.

Një 18-vjeçar për arsye ende të panjohura ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte e për pasojë makina është përplasur me një pemë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, 18-vjeçari fatkeq ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit sot në Chalandry Greqi.

“Pak pas orës 4 të mëngjesit, makina ishte duke lëvizur në rrugën Papanikoli për në Agia Paraskevi, kur për një arsye të panjohur ka devijuar nga rruga e saj dhe është gozhduar në një pemë”, shkruan protothema.gr.

Nxjerrja e 18-vjeçarit nga mjeti kërkoi ndërhyrjen e Brigadës së Zjarrfikëses , e cila shkoi në vendngjarje me 3 automjete dhe 8 zjarrfikës të cilët nxorën drejtuesin e mjetit nga makina e dëmtuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme