Google ADS

Ajsbergu e bën të famshëm qytetin kanadez

11:45 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Një ajsberg gjigant që i është afruar bregut të Newfouldland, ka shndërruar këtë rajon jo fort të banueshëm në një atraksion turistik.

Fotografi sensacionale të ajsbergut e kanë kthyer qytetin e Ferryland që ka vetëm 400 banorë në hartën botërore, transmeton portali arbresh.info.

58f762a7c461889e188b4607

Kryetari i këtij qyteti Adrian Kavanagh ka thënë që masa enorme e akullit që u shfaq në këtë pjesë duket se do të qëndrojë për një kohë. “Është më i madhi që është parë ndonjëherë këtej”, ka thënë ai.

Ajsbergu 10 mijë vjeçar ka pozicionuar veten në vendin e ashtuquajtur Lugina e Ajsbergut – vendi ku qindra gjigantë të akullit vijnë nga pranvera deri në fund të shtatorit./Arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BS_-PXhg0Uo/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme