Ajri i pastër gjatë izolimit për shkak të pandemisë shpëtoi qindra jetë në Europë

22:20 | 2 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Të paktën 800 jetë në të gjithë Europën janë shpëtuar falë cilësisë së mirë të ajrit gjatë fazës së parë të bllokimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Për shkak të masave të marra për të ndaluar rritjen e numrit të të infektuarve, në rrugët e qyteteve europiane kishte shumë më pak makina dhe kamionë, të cilët patën ndikim më të madh në shpëtimin e jetëve, thonë autorët e studimit të kryer nga Shkolla e Higjenës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, transmeton portal arbresh.info

Sipas “Guardian”, duke analizuar 47 qyetet europiane, shkencëtarët kanë përcaktuar se Parisi, Londra, Barcelona dhe Milano janë ndër gjashtë vendet e para në listë kur bëhet fjalë për vdekjet e shmangura për shkak të ajrit.

Studimi thekson se niveli i ndotjes së ajrit në qytetet europianë është ulur për shkak të mbylljes së shkollave dhe vendeve të punës, poashtu edhe për shkak të anulimit të ngjarjeve publike gjatë izolimit.

Kjo ka çuar në një ulje të ndotjes së ajrit me dioksid azoti (NO2), veçanërisht në qytetet në Spanjë, Francë dhe Itali, ku u regjistrua rënia më e theksuar e niveleve të NO2 gjatë bllokimit – nga 50 në 60 për qind.

Sipas autorit të studimit, Antonio Gasparini, bllokimi shkaktoi pasoja të mëdha të për shëndetin dhe shoqërinë gjatë valës së parë të pandemisë, por, sipas tij, ka sigururar edhe kushte unike në të cilat mund të eksploroheshin efeketet e mundshme të politikave shtrënguese që kanë për synim uljen e niveleve të ndotjes së ajrit.

“Falë këtij ‘eksperimenti natyror’, ne kemi fituar njohuri se si cilësia e ajrit mund të përmirësohet përmes masave drastike në shëndetin publik që do të ishin të vështira për t’u zbatuar në kohë normale”, shpjegon Gasparini.

Sipas tij, kjo njohuri është e një rëndësie kyçe për hartimin e politikave efektive për zgjidhjen e problemit të ndotjes në qytete./arbresh.info/

Të ngjashme