Google ADS

AI e thotë atë që çdokush po e mendon për fituesen e çmimit Nobel

09:20 | 19 Shtator 2017
Arbresh.info

Amnesty International ka akuzuar Aung San Suu Kyi dhe qeverinë e saj se po “futë kokën në rërë” dhe po flet të pavërteta në lidhje me spastrimin etnik të myslimanëve në Burma, transmeton portali arbresh.info

Organizata ndërkombëtare ka denoncuar fituesen e çmimit Nobel për reagimin e saj ndaj krizës që ka parë më së paku 400 mijë anëtarë të pakicës etnike myslimane të ikin në Bangladesh për t’i shpëtuar përndjekjes brutale të ushtrisë.

Raportet kanë dalë për përdhunim dhe vrasje masive nga forcat e armatosura dhe turmat e fshatarëve me shumicë etnike budiste në shtetin perëndimor Rakhinë, në atë që Kombet e Bashkuara e ka quajtur “shembull i librave shkollorë të pastrimit etnik”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme