Kriza në Spanjë ka tërhequr vëmendjen e negociatorit finlandez Martti Ahtisaari, i cili ndërmjetësoi në zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Siç thuhet, Ahtisaari në Këshillin Nordik në Helsinki tha se katalonasit “kanë bërë një marrëzi “, kur shpallën njëanshëm pavarësinë, por edhe spanjollët reaguan tepër ashpër.
Ai i kërkoi Madridit që ta lejojë udhëheqësin e shkarkuar katalanas Carles Puigdemont të kthehet dhe të merr pjesë në zgjedhje, shkruan gazeta serbe “Politika”, përcjell Telegrafi.
“Duhet ndërmjetësim. Unë nuk e di nëse mund të kyçen BE apo OKB, por nuk duhet të lejojmë që situata të dalë nga kontrolli”, ka thënë Ahtisaari.
Ahtisaari është ish-presidenti i Finlandës dhe ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara. Ai fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008, “për angazhimin prej disa dekadash në ndërmjetësimin, vendosjen e paqes dhe zgjidhjen e konflikteve në disa kontinente”.
Madrid zyrtar ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur thirrjet për zyrtarëve katalonas për ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian ose një vendi tjetër, duke potencuar se kriza katalonase është një problem i brendshëm i Spanjës.
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë