Google ADS

‘Agresori po priste Nancy-n’, detaje nga sulmi në shtëpinë e zyrtares amerikane

07:27 | 29 Tetor 2022
K.B

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, ishte shënjestër e një sulmi në shtëpinë e saj, në të cilin sot u plagos bashkëshorti i saj Paul, raporton CNN duke cituar dy burime të ditura.

Sipas burimeve të televizionit amerikan, sulmuesi u përpoq të lidhë Paul Pelosi “derisa Nancy të kthehej në shtëpi”.

Burimet pohojnë se sulmuesi u ka thënë oficerëve të mbërritur se “po priste Nancy-n”.

Zyra e Nancy Pelosit njoftoi më herët sot se bashkëshorti i saj Paul (82) u sulmua fizikisht gjatë një vjedhjeje në shtëpinë e tyre në Kaliforni.

Sulmuesi është në paraburgim dhe motivi i sulmit është nën hetim dhe Paul Pelosi u dërgua në spital dhe pritet të shërohet plotësisht.

Rrethanat e sulmit janë të paqarta, përfshirë mënyrën se si sulmuesi hyri në shtëpi. /euronews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme