Një refugjat sirian që priste familjen e tij t’i bashkohej atij në Gjermani, është shokuar kur ka kuptuar se familja e tij kanë humbur jetën në Detin Mesdhe, gjatë përpjekjes për të kaluar në Europë.
Mediat lokale në Gjermani, raportojnë se 31-vjeçari i identifikuar si Salah, tashmë dy vite priste që gruaja e tij 24-vjeçare, Fidan, vajza 3-vjeçare, Zolaicha dhe djalin 1-vjeçar, Taim, të bashkoheshin me të, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, gjatë tentimit për të kaluar në Europë, gomonia me të cilën udhëtonin familja e tij është përmbysur në brigjet e Turqisë. Në bord nuk ka pasur xhaketa të sigurisë për ndonjërin nga refugjatët.
Avokati i Salahut, ka theksuar se ai ka ndjerë në zbrazëti të pabesueshme kur ka mësuar për lajmin e hidhur.
“Ai nuk ia doli të merrte pranë vetës gruan dhe fëmijët e tij”, ka thënë ai.
Refugjati sirian ishte detyruar të largohej nga Aleppo në vitin 2015, pasi u thirr si reservist nga ushtria e Assadit.
Ai donte të largohej bashkë me familjen e tij, por mëqe nuk kishte para të mjaftueshme që të paguante trafikantët, ai la në Siri gruan shtatëzanë , vajzën dhe djalin e tij.
Në Gjermani ai ka gjetur një punë për të cilën paguhej rreth 450 euro në muaj dhe me kursimet që bënte ia arriti të siguronte largimin e familjes drejt Turqisë.
“Klienti im paraqiti kërkesën e tij për azil në qershor 2015 dhe mori vetëm mbrojtje shtesë në shtator 2016. Kjo përjashton bashkimin familjar”, ka thënë avokati i tij.
Mëgjithatë, Salah nuk ka dashur të shqetësonte gruan e tij, për t’i treguar se Gjermania nuk e lejonte bashkimin familjar në mënyrë ligjore.
Gruaja e tij, pas një kohë të gjatë pritje, humbi durimin dhe pagoi trafikantët për të marrë udhën drejt vendit në të cilën ndodhej dashuria e jetës së saj.
Avokati i tij ka filluar një fushatë për mbledhjen e fondeve për të varrosur tre anëtarët e familjes së Salahut në Siri. Ata ia dolën që të mbledhin të hollat dhe ceremonia mortore u kry në Siri, ndërsa të hollat e mbetura, Salah kishte vendosur që t’i dorëzonte në një OJQ që merret me shpëtimin e jetës së refugjatëve në Detin Mesdhe./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...