Dukej si një veprim spontan kur Vladimir Putin bleu një akullore për liderin në vizitë Recep Tayyip Erdogan.
Por, tani duket se lideri i Kremlinit e kishte të përgatitur këtë pjesë, pasi që del se zonja që i shërbeu thuhet të jetë pjesë e shërbimit të tij të sigurisë, transmeton portali arbresh.info.
Gazetarët rusë kanë vërejtur se shitësja bionde e akulloreve në MAKS-2019 ishte gruaja e njëjtë që i kishte shitur Putinit akullore dy vite më parë në të njëjtën ngjarje.
Shitësit tjerë të akulloreve në këtë ngjarje thonë se nuk e kanë parë më herët apo pastaj gruan.
Tani po qarkullon teoria që ajo është një punonjëse e shërbimit të sigurisë së Putinit që vendoset special kur udhëheqësi ka nevojë për akullore.
Në video shihet Putin duke paguar për akulloret që kushtojnë 210 rubla që në euro i bie 2.86 me një bankënotë prej 5,000 rublash (68 euro), por që sikurse herën e kaluar shitësja nuk ka para të mjaftueshme për t’ia kthyer kusurin.
Ai i tha asaj që t’ia jepte më vonë Ministrit të Ajrit për ‘zhvillimin e aviacionit’./arbresh.info/
FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj v...
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e...
Bejruti përballet me sulme të vazhdueshme izraelite
Shqipëria e angazhuar për të forcuar sigurinë detare
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...