Irani ka dërguar dy satelitë të prodhuar në vend, në Rusi, për t’u vendosur në orbitë nga një mjet hapësinor rus, njoftoi të shtunën agjencia iraniane gjysmëzyrtare e lajmeve ‘Tasnim’. Ky zhvillim shënon bashkëpunimin më të fundit hapësinor mes dy vendeve ndaj të cilëve Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione.
Prodhimi i Kowsar-it, një satelit që ofron pamje me rezolucion të lartë dhe Hodhod-it, një satelit i vogël komunikimi, është përpjekja e parë thelbësore nga sektori privat iaranian i hapësirës, thuhej në njoftimin e agjencisë.
Rusia dërgoi satelitë iranianë në orbitë në shkurt të vitit 2022, ndërsa zyrtarët amerikanë shprehën shqetësimin për bashkëpunimin hapësinor mes Rusisë dhe Iranit, nga droja se satelitët jo vetëm që do të ndihmonin sulmin rus në Ukrainë, por do të ndihmonin gjithashtu Iranin të monitoronte objektiva të mundshëm ushtarake në Izrael, e më gjerë në Lindjen e Mesme.
‘Kowsar’ mund të përdoret në bujqësi, për menaxhimin e burimeve natyrore, monitorimin e mjedisit dhe menaxhimin e fatkeqësive, shkruante agjencia iraniane ‘Tasnim’. Po sipas agjencisë, ‘Hodhod’ është projektuar për komunikime me bazë satelitore dhe mund të përdoret në zona të largëta me pak qasje në rrjetet tokësore.
Në shtator, Irani dërgoi satelitin e dytë brenda këtij viti të një sateliti në orbitë, duke përdorur një raketë të ndërtuar nga Garda e tij Revolucionare. Ky zhvillim erdhi pasi Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane akuzuan Teheranin për dërgimin e raketave balistike në Rusi, që mund të përdoren në luftën e saj kundër Ukrainës. Irani e ka hedhur poshtë një gjë të tillë./VOA
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...