Agjencia gjermane e inteligjencës spiunoi Interpolin

13:01 | 22 Prill 2017
Arbresh.info

Agjencia gjermane e inteligjencës së huaj BND ka spiunuar agjencinë e policisë ndërkombëtare Interpol për vite të tëra dhe zyrat ndërlidhëse të grupit në dhjetëra vende si Austria, Greqia dhe Shtetet e Bashkuara, tha një revistë gjermane.

BND, Europol apo Interpol nuk e kanë komentuar këtë lajm, transmeton portali arbresh.info.

Revista Der Spiegel, duke cituar dokumentet që kanë në posedim, tha se BND kishte shtuar adresat elektronike, numrat e telefonave dhe fakseve të hetuesve policorë në listën e sektorit të mbikëqyrjes.

Përveç kësaj, agjencia gjermane e spiunazhit gjithashtu vëzhgoi agjencinë e policisë Europol, e cila është e vendosur në Hagë, tha revista.

Der Spiegel raportoi në shkurt se BND gjithashtu spiunonte telefonat, fakset dhe emailet e disa organizatave të lajmeve, duke përfshirë New York Times dhe Reuters.

Aktivitetet e BND-së janë nën kontroll të thellë gjatë një hetimi parlamentar gjerman në akuzat se Agjencia Kombëtare e Sigurisë së SHBA-së zhvilloi mbikëqyrje masive jashtë Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë një celular të përdorur nga Kancelarja Angela Merkel./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme