Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) e ka miratuar të hënën (4 tetor) dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer/BioNTech, për të gjithë personat 18 vjeç e lart.
“Doza përforcuese mund të merret të paktën gjashtë muaj pas dozës së dytë”, tha EMA në një deklaratë.
Ekspertët e ilaçeve të EMA-s vendimin e kanë bazuar në të dhënat e ekspertëve se niveli i antitrupave rritet kur jepet një dozë përforcuese.
“Rreziku i efekteve inflamatore të zemrës ose efekteve të tjera anësore, shumë të rralla, pas një doze të tretë nuk dihen dhe po monitorohen me kujdes”, shtoi agjencia.
Në disa raste të rralla tek të rinjtë, pas marrjes së dozës së tretë është paraqitur miokarditi, një inflamacion i muskujve të zemrës.
EMA gjithashtu vendosi që njerëzit me sistem të dobësuar imunitar mund të marrin dozë shtesë të vaksinës Moderna dhe Pfizer të paktën 28 ditë pas dozës së tyre të dytë.
Dy doza ndonjëherë nuk janë të mjaftueshme për të prodhuar antitrupa të mjaftueshëm te njerëzit me imunitet të dëmtuar.
Edhe pse deri më tash EMA nuk kishte dhënë miratimin për dozën përforcuese të vaksinës, disa vende të BE-së tashmë e ofrojnë një mundësi të tillë për qytetarët e tyre./Rel/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...