Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNRWA) ka paralajmëruar se brenda 48 orëve do të duhet të pezullojë operacionet në Gaza për shkak të mungesës së karburantit në enklavën e bllokuar nga Izraeli.
Paralajmërimi u dha nga drejtori i UNRWA-së në Gaza, Thomas White, i cili konfirmoi se “asnjë karburant nuk ka hyrë në Gaza” që nga 7 tetori.
“Operacioni humanitar në Gaza do të ndalet në 48 orët e ardhshme pasi asnjë karburant nuk lejohet të hyjë në Gaza”, tha zyrtari i lartë i UNRWA-së.
Duke theksuar se kamionëve të UNRWA-së po u mbaron karburanti, ai tha se si rezultat agjencia nuk do të mund të “marrë ndihma që do të vijnë nesër përmes vendkalimit Rafah”.
UNRWAështë agjencia kryesore e OKB-së që vepron në Rripin e Gazës, ku shkollat e saj aktualisht strehojnë rreth 700 mijë palestinezë të zhvendosur që kërkojnë strehim nga sulmet izraelite.
Derisa sulmi izraelit në Rripin e Gazës hyri në ditën e 38-të, sipas shifrave të fundit nga autoritetet palestineze, të paktën 11.180 palestinezë janë vrarë, përfshirë mbi 7.700 fëmijë dhe gra, si dhe mbi 28.200 të tjerë janë plagosur.
Mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar që nga muaji i kaluar.
Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është gati 1.200./abcnews/al
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...