Agjencia e BE-së: Vaksina AstraZeneca është e ‘sigurt dhe efektive’

17:39 | 18 Mars 2021
L G

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka thënë se vaksina Oxford-AstraZeneca kundër COVID-19, është e ‘sigurt dhe efektive’.

Kjo agjenci e cila bën rregullimin e ilaçeve në kuadër të Bashkimit Evropian ka thënë se do të vazhdojë t’i studiojë lidhjet e mundshme midis mpiksjeve të rralla të gjakut të shkaktuara nga vaksina, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Kjo analizë u bë pasi 13 shtete të Bashkimit Evropian e kanë ndaluar procesin e vaksinimit me këtë lloj të vaksinës.

Gjithashtu edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrjeve shteteve që të vazhdojnë me përdorimin e vaksinës.

Të ngjashme