Afron dita e balotazhit në Turqi, mbyllen votimet jashtë vendit

19:02 | 26 Maj 2023
K.B

Votimet jashtë vendit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi u mbyll me një pjesëmarrje rekord dhe me thasë të mbushur me fletë votimi, të cilët u nisën nga vende të ndryshme të botës drejt Ankarasë.

Rreth 1.86 milionë turq votuan dhe vendimi i tyre mund të rezultojë kyç në vendosjen e balancës në favor të presidentit në detyrë Recep Tayyip Erdogan, ose kundërshtarit të tij social-demokrat Kemal Kilioglu.

Erdogan iu afrua mazhorancës absolute në raundin e parë, pavarësisht krizës ekonomike dhe 20 vite të kaluara në pushtet.

“Me vullnetin e Zotit gjërat do të ndryshojnë me këto zgjedhje. Njerëzve nuk do t’u duhet më të shkojnë jashtë, por do të jetojnë të lirë, me ekonominë që do përmirësohet. Uroj që njerëzit të qëndrojnë në Turqi pasi rrjedhja e trurit është shumë serioze,” – u shpreh studenti Yiğit Şenciol.

Por nëse rinia dëshiron ndryshim, edhe banorët e zonave të prekura nga tërmeti i shkurtit po e kërkojnë atë. Shumë prej tyre ndihen të braktisur.

“Për mua kjo nuk është çështje politike. Do të votoja për këdo që do të largonte Erdoganin. Mund të jetë Kiliçdaroglu, apo dikush tjetër. nuk më intereson. Erdogan na varrosi të gjallë, nuk na ndihmoi. Deri më sot nuk kam marrë asnjë ndihmë,” – tha Sema Sicek, një banor i Antakias.

Zgjedhjet në Turqi do të mbahen të dielën dhe shifrat elektorale favorizojnë Erdogan. Presidenti tani mbështetet nga kandidati nacionalist Sinan Ogan, që mori 5 për qind të votave në raundin e parë./euronews

Të ngjashme