Numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 842.624, me 17.318 raste të reja në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e përditësuara
Bilanci i viktamve nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 46.785, pasi 1.710 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, transmeton arbresh.info.
Numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 842.624, me 17.318 raste të reja në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e përditësuara.
SHBA ngelet vendi me më së shumti raste në botë, pasuar nga Spanja me 213.024 të infektuar, Italia me 187.327 dhe Franca me 157.135.
Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, ndërsa pas tij vijon New Jersey.
Numri i pacientëve në shtetin e New Yorkut ka shkuar në 263.754, ndërsa jetën kanë humbur 19.453 të infektuar.
Ndërkaq, në New Jersey deri më tani janë regjistruar 95.914 raste.
Në SHBA, vend me rreth 330 milionë banorë, deri më tani janë kryer rreth 4,4 milionë teste për COVID-19, ndërsa 76.614 infektuar janë shëruar.
Nga ana tjetër, 121.739 persona janë duke vazhduar trajtimin në spitale./ arbresh.info/AA
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...