Policia e Gazës ka neutralizuar gati 300 predha dhe raketa të pashpërthyera të lëshuara nga Izraeli gjatë ofensivës në territorin e bllokuar palestinez, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefi i policisë Mahmoud Salah tha në një konferencë shtypi në Rripin e Gazës se ekipet e asgjësimit të bombave janë ende duke punuar për të neutralizuar mjetet e tjera të pashpërthyera pavarësisht kapaciteteve të tyre të kufizuara teknike.
Konferenca u mbajt në rrënojat e selisë së policisë që u shkatërrua nga një sulm ajror izraelit.
“Pushtimi izraelit u përpoq të hutonte frontin tonë civil duke bombarduar selinë e policisë, por policia nuk hezitoi të merrte pjesë në përballjen me pushtimin”, tha Salah.
“Pushtuesi dështoi keq në destabilizimin e sigurisë tonë dhe kërcënimin e frontit tonë të brendshëm, ndërsa oficerët e policisë mbetën të palëkundur në pozicionet e tyre për t’i shërbyer në mënyrë efektive popullit tonë”, shtoi ai.
Salah tha se policia do të vazhdojë të shërbejë dhe mbrojë njerëzit e Gazës pavarësisht shkatërrimit të selisë së policisë.
Të premten, një armëpushim i ndërmjetësuar nga Egjipti hyri në fuqi midis grupeve palestineze të rezistencës dhe Izraelit, duke i dhënë fund luftimeve 11-ditore.
Të paktën 248 palestinezë u vranë, duke përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, dhe 1.948 të tjerë u plagosën në sulmet izraelite në Rripin e Gazës nga 10 maji, sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë.
Dymbëdhjetë izraelitë u vranë gjithashtu nga raketat palestineze nga Rripi i Gazës.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...