Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 2 milionë e 90 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndërkaq, numri i të vdekurve si pasojë e pandemisë ka arritur në 50.072, me një rritje prej 267 viktimash në 24 orët e fundit.
Shifra më e lartë e viktimave është regjistruar në Afrikën e Jugut me 20.968 të vdekur, pasuar nga Egjipti me 6.560 dhe Maroku me 5.396.
Në Sejshelle dhe Eritre nuk është raportuar asnjë vdekje.
Për sa i përket numrit të të infektuarve, ai ka arritur në 769.759 në Afrikën e Jugut, ndërsa pas saj radhiten Maroku me 327.528 raste dhe Egjipti me 113.381.
Deri më tani, 1.766.063 persona të infektuar janë shëruar.
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...
Vedat Muriqi shumë pranë largimit nga Mallorca – dy gjigantë...
Dorëhiqet Sekretarja britanike e Transporteve, ishte dënuar ...