Afro 2.700 vdekje të reja nga COVID-19 në Indi

13:57 | 6 Qershor 2021
Arbresh.info

Në 24 orët e fundit në Indi, e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 2.677 persona.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 2.677 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave ka shkuar në 346.759. Ndërsa me 114.460 raste është shënuar shifra më e ulët e rasteve ditore në dy muajt e fundit dhe numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 28.809.339.

Numri i rasteve ditore më 4 prill u rrit mbi 100 mijë, më 15 prill mbi 200 mijë, më 21 prill mbi 300 mijë dhe më 30 prill mbi 400 mijë.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë sesa shifrat e publikuara.

Në vendin ku vazhdon ende trajtimi për 1.555.229 të prekur nga virusi, norma e testeve pozitive është 6.38 për qind.

Në disa rajone do të lirohen kufizimet kundër COVID-19.

Në Indi ku numri i rasteve me COVID-19 ka shënuar rënie, në disa rajone do të hiqen pjesërisht kufizimet e vendosura kundër koronavirusit.

Në Maharashtra dhe New Delhi që janë në krye të rajoneve më të prekura nga pandemia, bizneset do të lejohen sërish që nga nesër.

Kryeministri i rajonit të New Delhit, Arvind Kejriwal tha se qendrat tregtare, pazaret dhe tregjet mund të presin klientët e tyre duke respektuar masat e COVID-19.

Vaksinimet tejkalojnë shifrën 231 milionë.

Në kuadër të fushatës së vaksinimit e cila ka filluar më 16 janar, në Indi janë aplikuar rreth 231.322.417 doza të vaksinës.

Në vendin me rreth 1.4 miliardë banorë vaksinimi nuk ka arritur ende në nivelin që mund të ndalojë pandeminë.

Sipas faqes së internetit “Worldometers” e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, India është në “vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe e treta për sa i përket vdekjeve”./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme