Gati 100 vetë, shumica e tyre protestues, janë vrarë dhe 4,000 të tjerë janë plagosur në protestat antiqeveritare të cilat kanë nisur të martën në Irak, tha sot Komisioni i të Drejtave të Njeriut i qeverisë irakiane.
Në shumicën e rasteve, protestuesit u vranë nga armë zjarri, thanë burimet spitalore, duke shtuar se ishin gjashtë oficerë policie të vrarë, sipas AFP.
Burime të afërta me autoritetet thanë se një person u vra sot dhe 17 u plagosën në një protestë në Bagdad, ku forcat e sigurisë qëlluan kundër protestuesve antiqeveritar.
Protesta në Bagdad u organizua sot pasi autoritetet hoqën orën policore, e cila ishte qenë në fuqi për dy ditë në kryeqytetin e Irakut.
Demonstratat zhvillohen në Bagdad dhe qytete të tjera, kryesisht në jug.
Shumica e protestuesve janë të rinj që kërkojnë punë, luftimin e korrupsionit dhe një shërbim publik funksionues.
Banesat te “Rrethi i Flamurit” do të kyçen në ngrohjen e “Te...
“Duhet të përmirësohemi, Daku u largua për çështje taktike”,...
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve