Google ADS

Afrin: Turqia thotë se ka neutralizuar mbi 2 mijë “terroristë”

00:34 | 4 Mars 2018
Trina Galanxhi

 Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) që nga fillimi i operacionit “Dega e Ulliri” në rajonin kufitar sirian Afrin kanë neutralizuar në total 2.434 terroristë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se vazhdojnë operacionet ajrore dhe tokësore për neutralizimin e terroristëve, anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD dhe DEASH.

Në deklaratë thuhet se që nga fillimi i operacionit e deri më tani janë neutralizuar 2.434 terroristë.

Operacioni “Dega e Ullirit”, i cili ka filluar më 20 janar të vitit 2018, është ndërmarrë nga TSK në Afrin të Sirisë me qëllim për të vendosur siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

TSK dhe ULS çlirojnë 3 fshatra tjera në Afrin

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” pastruan nga terroristët fshatrat Çemenli, Alibezanli dhe Karkin në Afrin të Sirisë.

Sipas informacioneve nga gazetarët e AA-së në terren mësohet se TSK dhe ULS kanë çliruar nga YPG/PKK-DEASH fshatrat Çemenli, Alibezanli dhe Karkin pranë qytezës Sheran, në verilindje të Afrinit.

Me çlirimin e këtyre fshatrave, forcat e TSK-së dhe të ULS-së kanë marrë nën kontroll rrugën e cila shtrihet në qendrën e qytezës Sheran nga veriu.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 126 pika, përfshirë dy qendra të qytezave, 96 fshatra, gjashtë vendbanime rurale, 21 male ose kodra strategjike dhe një bazë të YPG/PKK-së në Afrin.

Afrin, shkatërrohen 924 pozicione të terroristëve

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në përputhje me planin kanë vazhduar operacionin ushtarak “Dega e Ullirit” në Afrin, në veriperëndim të Sirisë, në kuadër të së cilës deri më tani janë neutralizuar 2.434 terroristë të PKK/ KCK/PYD-YPG dhe DEASH si dhe shkatërruan 924 objektiva terroriste.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke njofton se vazhdojnë me operacionet tokësore dhe ajrore kundër organizatës terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it.

Deri më tani është çliruar një territor prej mbi 615 kilometra katrorë. Sipas të dhënave të Shtabit të Përgjithshëm, deri tani 41 ushtarë turq kanë rënë dëshmorë dhe 199 janë plagosur.

Në operacionet e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) nga 24 shkurti deri më 2 mars në rajonin Sirnak, Siirt, Diyarbakir dhe Bitlis në Turqi dhe në veri të Irakut janë neutralizuar 17 terroristë.

Poashtu janë shkatërruar 23 pozicione të armatosura, strehimore që kanë përdorur terroristët./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme