Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar Shtetet e Bashkuara që po “përhapin lajme të rreme” për vrasjen e civilëve gjatë ofensivës së ushtrisë turke në Afrin.
“Dje, zëdhënsi i ministrisë së mbrojtjes, nga ky vend (SHBA) tha se ‘civilët po vdesin në Afrin dhe njerëzit nuk po mund të kthehen në shtëpitë e tyre për shkak të dhunën’. Ju jeni të pamoralshëm dhe pamëshirshëm. Ju nuk e ndjeni aspak keqardhje për fëmijët dhe gratë që po vriten në Ghoutan Lindore, por juve po ju pengon lufta jonë terroristëve. Ju po përhapni lajme të rrëme”, tha Erdogan në një fjalim para bashkëpartiakëve të tij, transmeton portali arbresh.info
Erdogan ka theksuar se ushtria turke ‘po i kushton vëmendje të madhe kujdesit ndaj civilëve’.
Ai ka shtuar se operacioni do të kishte përfunduar më parë, sikur ushtria të mos të bënte dallimin mes terroristëve dhe civilëve.
Turqia filloi sulmin në zonën e Sirisë më 20 janar, ndërsa tani synon të marrë edhe qendrën e vendit./arbresh.info/
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...
Kryeministri Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbës...
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...