Nga COVID-19 janë regjistruar 4.228 vdekje ndërsa janë shëruar 61.808 persona
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në vendet e kontinentit të Afrikës ka arritur në afër 150 mijë.
Sipas të dhënave nga Qendra Afrikane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve (Africa CDC), bëhet e ditur se me rreth 6.000 raste të reja të COVID-19 që janë shënuar në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve në të gjithë kontinentin ka arritur në 147.099.
Ndërkohë nga COVID-19 janë regjistruar 4.228 vdekje ndërsa janë shëruar 61.808 persona.
Rajonet me numrin më të madh të rasteve janë Afrika e Veriut me 43.949 raste, Afrika Perëndimore me 35.125, Afrika e Jugut me 34.888, Afrika Lindore me 17.042 dhe Afrika Qendrore me 16.095 raste.
Vendet me numrin më të madh të rasteve janë Afrika e Jugut, Egjipti, Nigeria, Algjeria, Maroku, Gana, Kameruni dhe Sudani.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 është rritur në 959 në Egjipt, 683 në Afrikën e Jugut, 653 në Algjeri, 287 në Nigeri, 286 në Sudan, 205 në Marok dhe 197 në Kamerun.
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...
Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec
Kica-Xhelili e Bekteshi, të bindura për rikthimin e madh të ...