Në kontinentin e Afrikës ka tejkaluar në mbi 89 mijë numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19).
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 3.533.630.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në kontinent ka shkuar në 3 milionë e 3 mijë, ndërsa numri i vdekjeve në 89.105.
Shifra më e madhe e rasteve dhe vdekjeve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi dhe Egjipt.
Dy vende fillojnë vaksinimin masiv
Në Afrikën Sub- Sahariane ka filluar vaksinimi masiv në Sejshelle dhe në Mauritius, ndërsa në Guine kanë filluar provat e vaksinës Sputnik V.
Ndërsa Afrika e Jugut ka njoftuar se vaksinat e AstraZeneca do të jenë në vend më 1 shkurt.
Unioni Afrikan, ka blerë 670 milionë doza të vaksinës nga kompani të ndryshme për shpërndarjen e tyre në të gjitha vendet e kontinentit, shkruan AA. Ndërsa edhe në kuadrin e iniciativës së Programit Global të Qasjes në Vaksina COVID-19 (COVAX) planifikohet që në kontinent të vijnë edhe 700 milionë vaksina këtë vit.
Për arritjen e imunitetit masiv në kontinent synohet që të vaksinohet 60 për qind e 1,3 miliard njerëzve.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...