Në kontinentin e Afrikës është rritur në mbi 1 milion e 536 mijë numri i rasteve me koronavirus.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin numri i rasteve është rritur në 1.536.806 ndërsa numri i viktimave shkon në mbi 37.000.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 17.103 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.001 dhe në Marok 2.410 vdekje.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 683.242 raste, Maroku me 137.248 dhe Egjipti me 103.902.
Në Mauritius nuk ka mbetur asnjë rast aktiv me COVID-19 ndërsa në Sejshelle dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë ka arritur në 1.275.086.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...