Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje të tokës në provincën KwaZulu-Natal të Afrikës së Jugut, njoftuan zyrtarët.
Ministrja provinciale për Bashkëqeverisje dhe Çështje Tradicionale, Nomusa Dube-Ncube, konfirmoi numrin e viktimave për televizionin eNCA gjatë vizitës në një prej zonave të prekura, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Situata është shumë serioze. Prioriteti ynë tani është të shpëtojmë jetë. Shkalla e dëmtimit të infrastrukturës përfshin rrugët e përmbytura dhe të bllokuara, shembjen e ndërtesave dhe ndërprerjet e energjisë si pasojë e dëmtimit të kabllove elektrike”, tha Dube-Ncube.
Reshjet intensive filluan të hënën në mbrëmje, duke goditur pjesët provincave KwaZulu-Natal dhe Kepi Lindor (Eastern Cape), ku shumë shtëpi dhe rrugë janë përmbytur ose shkatërruar. Rrëshqitjet e tokës gjithashtu kanë shkatërruar shtëpitë në rajon, duke shkaktuar viktima.
Ushtria tha sot se ka dërguar forca për të ndihmuar në shpëtimin dhe evakuimin e personave të bllokuar në Port St.Johns në Kepin Lindor.
Zyrtarët kanë shprehur shqetësime se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet, ndërsa ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar aktivitetet e kërkimit për të mbijetuarit.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...