Zv/kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan, Thomas Kwesi Quartey, ka bërë të ditur se në Afrikë rreth 91 milionë njerëz sëmuren çdo vit për shkak të konsumimit të ushqimeve të pasigurta, raporton Anadolu Agency (AA).
Quartey foli në selinë e Unionit Afrikan në shënimin e Ditës botërore të sigurisë ushqimore, që shënohet për herë të parë në nivel kontinental.
“Koha është që siguria ushqimore është bërë prioritet në Afrikë”, tha Quartey në një ngjarje të ‘Dialogut të Politikave Publike’ që u organizua për të përkujtuar këtë ditë.
Ngjarja mblodhi ambasadorë, udhëheqës të Unionit Afrikan, stafin e Komisionit të Unionit Afrikan dhe përfaqësues të organizatave partnere.
Sipas Quartey, dhjetëra mijëra njerëz vdesin në Afrikë çdo vit për shkak të konsumit të ushqimit të pasigurt.
Ambasadori egjiptian në Unionin Afrikan, Osama Mohamed Abdelkhalek, theksoi se një e katërta e vdekjeve globale për shkak të konsumimit të ushqimeve të pasigurta ndodh në Afrikë.
Numri i vdekjeve, sipas ambasadorit egjiptian, arrin deri në 137 mijë në vit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 600 milionë, pothuajse 1 në 10 njerëz në botë, sëmuren pasi konsumojnë ushqime të kontaminuara dhe 420 mijë vdesin çdo vit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...