Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të kalojë në veprim për të gjetur zgjidhje për krizën me urinë me të cilën përballen 20 milionë njerëz në Sudanin e Jugut, Somali, Jemen dhe në verilindje të Nigerisë
Zëdhënësi i IOM-it Joel Millman në një konferencë për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë tha se për shkak të përkeqësimit të kushteve të rënda të thatësirës, konflikteve, dhunës dhe përkeqësimit ekonomik në disa rajone të caktuara të këtyre vendeve është shfaqur uria dhe mungesa e ushqimeve, raporton (AA).
“Kjo situatë duke vendosur në rrezik jetën e miliona njerëzve ka detyruar ato të jenë në kërkim të ushqimeve dhe ujit”, tha Millman.
Ndër të tjera pasi ka vënë theksin se më 20 shkurt në Sudanin e Jugut është shpallur situatë e mungesës së ushqimeve për shkak të konflikteve dhe destabilizimit, Millman tha se edhe në Somali situata humanitare sa vjen e përkeqësohet.
Gjatë periudhës 1 janar – 26 shkurt brenda Somalisë janë shpërngulur 138 mijë persona si dhe shumë të tjerë janë drejtuar drejt kufirit me Etiopinë për të gjetur ushqim ka shpjeguar Millman.
Gjithashtu edhe 17.1 milionë persona në të gjithë Jemenin përballen me mungesë të ushqimeve dhe me krizat, tha Millman duke shtuar më tej se në disa rajone të Jemenit po luftohet me mungesën e ushqimit.
“Mosveprimi mund të lërë të uritur miliona njerëz”, tha drejtori i operacioneve dhe i situatave emergjente të IOM-it Muhammed Abdiker, duke theksuar ndër të tjera se komuniteti ndërkombëtar duhet të kalojë në veprim për të gjetur zgjidhje ndaj krizës së urisë me të cilën përballen 20 milionë persona në Sudanin e Jugut, Somali, Jemen dhe në verilindje të Nigerisë.
“Ka ende një mundësi për të parandaluar përhapjen e mungesës së ushqimit në rast se veprohet me shpejtësi”, thotë Abdiker.
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...