Numri i të vdekurve ka tejkaluar 2,500, thuhet në raportin e përditësuar të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Afrika ka regjistruar gjithsej 75,447 raste me koronavirusin e ri(COVID-19) , thuhet në përditësimin e të premtes nga Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Nga këta, 27.227 pacientë janë shëruar, ndërsa 2.556 persona kanë vdekur deri më tani, duke e rritur numrin e rasteve aktive në kontinent në 45.664.
Afrika e Veriut vazhdoi të jetë më e prekura nga pesë rajonet gjeografike të kontinentit me 25,000 raste të ndjekura nga Afrika Perëndimore me 22.200, Afrika Jugore me 13.900, Afrika Lindore me 7.300, dhe Afrika Qendrore me 7.000.
Përsa i përket numrit të vdekjeve, rajoni i Afrikës së Veriut është më e prekur me 1.300 vdekje, ndërsa Afrika Perëndimore me 464 të vdekur, Afrika Qendrore 269, Afrika Jugore 257, dhe Afrika Lindore 226.
Kombi i Afrikës së Jugut pati më së shumti raste me 12,700, ndjekur nga Egjipti me 10.800 raste. Për sa i përket numrit të vdekjeve, Afrika e Jugut numëron 238 vdekje, rreth gjysmën sa ka regjistruar Egjipti, 571 të vdekur.
Në Perëndim të kontinentit, Nigeria regjistroi 167 vdekje, Burkina Faso 51, Nigeri 50, Mali 46, Sierra Leone 26, Gana dhe Bregu i Fildishtë nga 24, Senegali 23, Liberia 20, Guinea 14, Togo 11, Guinea Bissau tre, dhe Cabo Verde dhe Benin dy secila.
Në Afrikën Lindore, Sudani pati numrin më të lartë të vdekjeve 91, pasuar nga Somalia me 53, Kenia me 42, Tanzania me 21, Mauritiusi me 10, Etiopia me pesë dhe Xhibuti me tre./AA/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi