Afrika regjistron më shumë se 1000 të vdekur

13:22 | 18 Prill 2020
Arbresh.info

Afrika tani ka më shumë se 1000 të vdekur nga COVID-19, sipas Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve.

Në total prej 52 nga 54 vendet e kontinentit kanë raportuar raste me koronavirus, me numrin më të përgjithshëm të rasteve më shumë se 19,800 raste që nga mëngjesi i së shtunës, shkruan arbresh.info

OBSH ka njoftuar rritje prej 51% në numrin e të infektuarve dhe 60% numri i të vdekurve në Afrikë.

Por drejtori i OBSH-së ka paralajmëruar se për shkak të numrit të vogël të testeve, “numri i të infektuarve mund të jetë më i lartë se sa numri i të raportuarve”.

Në Afrikë do të dërgohen më shumë se 1 milionë teste nga java e ardhshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme