Afrika Jugut ka pezulluar fillimin e programit të vaksinimit me AstraZeneca për shkak të shqetësimeve se nuk funksionon në variantet e reja, me ekspertët e OBSH të cilët do të takohen të hënën për të diskutuar efikasitetin e vaksinës për personat mbi 65-vjeçar.
Një hulumtim tregon që vaksina siguron vetëm mbrojtje minimale kundër rasteve me të lehta deri mesatare të shkaktuara nga varianti i ri që u zbulua së pari në Afrikën Jugore, një pengesë për luftën botërore kundër pandemisë pasi që shumë kombe më të varfra po mbështeten në avantazhet logjistike që ofrohen nga vaksina AstraZeneca, raporton AFP.
Shteti më i prekur i Afrikës do të fillonte kampanjën në ditët e ardhshme me një milion doza AstraZeneca por qeveria ka vendosur të pezulloj fillimin për shkak të rezultateve nga hulumtimet e bëra nga Universiteti i Witatersrand në Johannesburg.
“Është një çështje e përkohshme që duhet të presim për AstraZeneca derisa të kuptojmë këto probleme,” u tha reporterëve Zweli Mkhize, ministër i shëndetësisë, këtë të diele.
1.5 milion vaksinat e AstraZeneca të siguruara nga Afrika e Jugut, të cilat do të skadojnë në prill, do të mbahen derisa shkencëtarët të japin indikacione të qarta për përdorimin e tyre, shtoi ai.
AstraZeneca, e cila zhvilloi vaksinën me Universitetin e Oxfordit, i tha AFP: “Ne besojmë që vaksina jonë do të mbrojë ende kundër sëmundjes së rëndë.”
Një zëdhënës i kompanisë tha që hulumtuesit tanimë janë duke punuar për përditësimin e vaksinës kundër variantit të Afrikës Jugore, i cili është duke u shpërndarë mjaft shpejt në botë, transmeton arbresh.info.
Një panel i OBSH-së do të takohet të hënën në Geneva për të ekzaminuar vaksinën, e cila është një komponent i madh në iniciativën globale Covax që përfshinë 145 shtete – shumica me ekonomi të dobët.
Nga 337.2 milion doza Covax fillestare, 240 milion janë vaksina AstraZeneca, të cilave nuk u nevojiten temperatura shumë të ulëta për ruajtje sikurse vaksinave Pfizer dhe Moderna.
Tashmë kishte shqetësime për efikasitetin e vaksinave AstraZeneca për moshat mbi 65-vjeçare, me një numër të shteteve evropiane të cilat nuk e autorizuan atë për këtë masë./arbresh.info/
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...