Afrika e Jugut pezullon vaksinimin me AstraZeneca

23:54 | 7 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Afrika e Jugut ka pezulluar përkohësisht planet për t’u dhënë punonjësve shëndetësorë, që ndodhen në vijën e parë të luftës kundër pandemisë, vaksinën AstraZeneca.

Vendi vendosi për këtë lëvizje pasi një provë klinike tregoi se vaksina AstaZeneca nuk ishte e efektshme në parandalimin e infeksioneve të lehta dhe të moderuara të llojit të ri të koronavirusit që është shfaqur në Afrikën e Jugut, transmeton portali arbresh.info

“Vaksina Astrazeneca punon në mënyrë efektive kundër llojit origjinal, por jo kundër këtij varianti,” tha Ministri i Shëndetësisë Zveli Mhize.

Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut janë ndër vendet e para që kanë përjetuar një numër në rritje të infeksioneve nga lloji i ri i virusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme