Republika e Afrikës së Jugut ka njoftuar se do të vazhdojë të njohë Nicolas Maduro si president të Venezuelës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përfaqësuesi i përhershëm i Afrikës së Jugut në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Jerry Matjila tha se Maduro është zgjedhur në zgjedhjet presidenciale në përputhje me ligjin dhe do të vazhdojnë ta njohin si president të Venezuelës.
Matjila gjithashtu tërhoqi vëmendjen në nevojën për të zgjidhur mosmarrëveshjet ose problemet në mënyrë paqësore, pa ndërhyrje të jashtme.
Juan Guaido, kryetari i Asamblesë Kombëtare, në tubimin e opozitës shpalli veten si president të vendit dhe u njoh nga vende të tilla si SHBA-ja, Kanadaja, Kolumbia, Peru, Ekuadori, Paraguai, Brazili, Kili, Panamaja, Argjentina, Kosta Rika dhe Guatemala. Ndërsa vendet si Meksika, Turqia, Rusia, Kuba, Kina dhe Bolivia ripërsëritën mbështetjen e tyre për Qeverinë e Maduros, i cili pas këtyre zhvillimeve njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike dhe politike me SHBA-në.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...