Temperatura rekord janë shënuar në pjesën më të madhe të botës këtë javë, ndërsa një valë e pazakontë të nxehti intensifikon shqetësimet për ndryshimet klimatike.
Muaji i kaluar ka bërë që në Kaliforni të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, pasi i nxehti rekord ka rritur kërkesën për ajër të kondicionuar.
Algjeria ka përjetuar temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë në Afrikë. Britania, ndërkohë, ka regjistruar valën e tretë më të gjatë të të nxehtit, me episode si shkrirja e një çatie në godinën e Shkencave në Glasgoë dhe ekspozimin e kodrinave të lashta në Uells.
Organizata Botërore Meteorologjike thotë se temperaturat në rritje bien ndesh me fenomenin ciklik global të njohur si “La Niña”, i kundërti i “El Niño”-s që zakonisht lidhet me temperatura të freskëta.
Tajvani është vendi më i fundit që raporton temperatura të larta të pazakonta prej 40.3 gradësh Celcius, pasuar kjo nga anomali të tjera.
Javën e kaluar në Algjeri, në shkretëtirën e Saharasë u regjistrua temperatura maksimale prej 51.3 grandë Celcius, më e larta e regjistruar në Afrikë. Edhe kur dielli perëndon, nata nuk e përmirëson aspak situatën, siç bënte dikur në shumë pjesë të botës.
Në Oman, temperaturat gjatë natës kanë qëndruar mbi 42.6 gradë Celcius, që besohet se është temperatura “e ulët” më e lartë e regjistruar ndonjëherë në botë.
Në shkallë globale, viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë ka qenë ai 2016, ndikuar edhe nga “El Niño”. Vitin e kaluar, temperaturat arritën nivelin më të lartë pa ndikimin e këtij fenomeni. Ndërsa këtë vit, në skajin e kundërt të ciklit, që supozohet të sjellë më shumë freski, vijon po i njëjti trend./Tch/
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...