Google ADS

AFP: Më shumë se 2.5 milion njerëz në të gjithë botën kanë vdekur nga koronavirusi

00:35 | 26 Shkurt 2021
Trina Galanxhi

Më shumë se 2.5 milionë njerëz në mbarë botën kanë vdekur kanë vdekur si pasojë e koronavirusit që nga fillimi i pandemisë në dhjetor të viti 2019.

Bilanci i ri është mbledhur deri në orën 5.30 pasdite (GMT) u raportua sot nga Agence France-Presse, transmeton portali arbresh.info

Pikërisht dy milion e 500,172 njerëz vdiqën nga koronavirusi, ndërsa 112 milion e 618,488 ishin të infektuar.

Europa është zona më e prekur me 842.894 vdekje, përpara Amerikës Latine dhe Karaibeve (667.972) dhe Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë (528.039).

Vetëm pesë vende, SHBA, Brazili, Meksika, India dhe Britania e Madhe, përbëjnë gati gjysmën e të gjitha vdekjeve nga koronavirusi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme