Qeveria afgane ka humbur miliona dollarë nga ndihma e planifikuar amerikane në lidhje me pretendimet për korrupsion rreth vendimeve të prokurimit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Institucionet qeveritare dhe liderët në Afganistan duhet të jenë transparent dhe llogaridhënës. Ne jemi kundër atyre që përdorin pozitat e pushtetit dhe ndikojnë për t’i privuar njerëzit nga përfitimet e ndihmave të huaja dhe nga një e ardhme më prosperuese”, shkroi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, në një postim në Twitter.
Sipas kumtesës së lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nga shkaku i “korrupsionit dhe keqmenaxhimit të identifikuar të qeverisë afgane”, Washingtoni do të kthejë rreth 100 milionë dollarë në Thesarin amerikan, mjete që ishin dedikuar për një projekt të madh infrastrukturor në sferën e energjisë.
“Përderisa ne akoma po e përmbushim premtimin tonë për të përfunduar projektin, i cili përbëhet nga pesë nënstacione dhe infrastrukturës tjetër transmetuese mes Ghaznit dhe Kandaharit, dhe Kajakit dhe Kandaharit, ne do të përdorim mekanizmat ‘jashtë buxhetit’ për shkak të pamundësinë e qeverisë afgane për të menaxhuar në mënyrë transparente resurset e qeverisë amerikane”, thuhet në kumtesë.
Në kumtesë gjithashtu thuhet se mungesa e transparencës për vendimet e prokurimit nga Autoriteti Kombëtar i Prokurimit në Afganistan është gjithashtu një shkak i madh për shqetësim.
“Ne do të ndalojmë 60 milionë në ndihma të planifikuara për shkak të dështimit të qeverisë për të përmbushur kriteret e transparencës dhe llogaridhënies në menaxhimin me financat publike”, thuhet në kumtesë.
Kjo ndodhi disa ditë pasi ambasadori amerikan në Afganistan, John Bass, kritikoi Autoritetin Kombëtar të Prokurimit për mos aprovimin e blerjes së karburantit të energjisë elektrike.
“Duke dëgjuar raportet se Autoriteti Kombëtar i Prokurimit nuk do të autorizojë blerjen e karburantit për termocentralin që siguron energjinë e vetme elektrike në Kabul, edhe pse SHBA dhe Ndihma Vendosëse (misioni ushtarak SHBA/NATO) ndihmojnë forcat afgane të sigurisë të bëjnë riparime në linjat e transmetimit. A mund të jetë e vërtetë kjo”, tha Bass në një deklaratë.
Qeveria afgane nuk i ka komentuar ngjarjet.
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona
Aksident i rëndë në fshatin Dobërçan, katër persona dërgohen...
Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë, MPJ...
Reduktimet e rrymës, reagon Daut Haradinaj: Hajnia me GEN-in...
Berisha uron Krishtlindjet nga Kisha Katolike: Magjia e kësa...