Afganistani ka filluar me regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e vonuara parlamentare si dhe zgjedhjet lokale të planifikuara sivjet.
Gula Jan Badi Sayad, kryesuese e Komisionit të Pavarur të Zgjedhjeve, tha se regjistrimi do të jetë i hapur deri më 12 qershor.
Zgjedhjet do të mbahen më 20 tetor, pas më shumë se tri vjet të mandatit që do të duhej të përfundonte më 2015.
Kandidatët duhet të mbledhin nënshkrimet e të paktën 1,000 përkrahësve për tu regjistruar.
Zgjedhjet ishin kërcënuar nga sulme vdekjeprurëse në qendra të votimeve.
Të paktën 60 persona mbetën të vrarë kur një sulmues vetvrasës sulmoi një qendër regjistrimi në Kabul në muajin prill./rel
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...