Google ADS

Afganistan, vriten tre punonjëse të një stacioni televiziv

21:33 | 2 Mars 2021
Arditë Shkodra

Tre punonjëse të një stacioni televiziv në Jalalabad të Afganistanit janë qëlluar për vdekje.

Sipas mediave të huaja, gratë të moshës 18-20 vjeç u vranë gjatë dy sulmeve të ndara, ndërkohë që një person i katërt u plagos rëndë.

Policia ka treguar se është arrestuar sulmuesi kryesor, i cili ishte i dërguar nga talebanët.

Gjithsesi grupi mohon kategorikisht çdo përfshirje në këtë ngjarje të rëndë.

Të treja gratë e vrara kishin përfunduar së fundmi shkollën e mesme dhe kishin punuar në departamentin e dublimit të stacionit privat Enikas TV

Një valë vrasjesh janë regjistruar ditët e fundit ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe politikanëve në Afganistan.

Stacioni televiziv Enikas thotë se për 10 gra të punësuara, katër janë vrarë tani përfshirë një prezantuese, Malalai Maiwand, e cila u vra me armë në dhjetor.

Të ngjashme