Google ADS

Afganistan, vriten dy zyrtarë të lartë të prokurorisë

11:59 | 10 Korrik 2019
Arbresh Info

Hetimi për atentatin është në rrjedhë, ndërsa deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm

Dy zyrtarë të lartë të prokurorisë janë vrarë në një sulm të armatosur në lindje të Afganistanit.

Zëdhënësi i kabinetit të guvernatorit në provincën afgane Nangarhar, Ataullah Hogyani, për AA tha se disa sulmues të armatosur kanë vrarë dy shefa të repartit administrativ të prokurorisë në këtë krahinë.

Hogyani tha se zyrtarët janë vrarë në vendin e sulmit, ndërsa vrasësit janë në arrati.

Hetimi për atentatin është në rrjedhë, ndërsa deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Ky është sulmi i dytë mbi zyrtarë të prokurorisë në Afganistan gjatë tre ditëve të fundit. Të dielën në Kabul është vrarë një prokuror./AA

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme