Google ADS

Afganistan: Të paktën 10 kanë humbur jetën nga një shpërthim në një xhami

15:38 | 6 Maj 2018
Arbresh.info
Nga një shpërthim në një xhami në lindje të provincës afgane Khost, ka lënë të vrarë të paktën dhjetë persona dhe plagosur 30 të tjerë, kanë thënë zyrtarët.
 Bomba ishte vendosur në një tendë që përdorej si qendër për regjistrimin e votuesve. Kjo tend ishte e vendosur në oborrin e një xhamie, ka thënë për AFP-bë shefi i policisë në Khost, Abdul Hanan Zadran.

Abdul Wali Wahidzai, anëtar i këshillit provincial, ka thënë se numri i viktimave mund të rritet.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Muajin e kaluar, nga një sulm me bombë jashtë një qendre për regjistrimin e votuesve në Kabul, u vranë të paktën 57 persona.

Grupi militant, Shteti Islamik kishte marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Afganistani po përgatitet për zgjedhjet parlamentare, që pritet të mbahen më vonë gjatë këtij viti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme