Një polic i ka vrarë gjashtë kolegë të tij në një pikë kontrolli në provincën Zabul në pjesën jugore të Afganistanit, kanë njoftuar zyrtarët lokalë.
Pas të shtënave, që kanë ndodhur mbrëmë vonë, sulmuesi e dorëzoi këtë pikë së bashku me armatimin, te militantët talibanë, por forcat e sigurisë brenda disa orëve e morën kontrollin ndaj saj, ka thënë sot zyrtari policor në Zabul, Ghulam Gailani Farahi.
Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
Talibanët i kanë rekruatuar ose kanë arritur të ndikojnë në pjesëtarët e forcave të sigurisë afgane, për të ndërmarrë sulme të brendshme kundër ushtrisë së Afganistanit dhe trupave të jashtme./REL/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...