Persona të armatosur që u identifikuan si talebanë sulmuan një dasmë në Afganistanin lindor për të ndaluar muzikën duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 10 të tjerë, thonë zyrtarët.
Një zëdhënës i talebanëve tha se dy nga tre personat e armatosur ishin arrestuar, po është mohuar se ata kishin vepruar në emër të lëvizjes islamike, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Muzika u ndalua kur talebanët sunduan vendin nga viti 1996 deri në 2001, ndërkaq autoritetet e reja ende nuk kanë nxjerrë një dekret të tillë.
Një dëshmitar okular i tha BBC-së se katër çifte po martoheshin në një martesë të përbashkët në rrethin Surkh Rod në provincën e Nangarhar të premten.
Ata kishin marrë leje nga një udhëheqës lokal taleban për të luajtur muzikë të regjistruar në një zonë të përdorur vetëm nga grate, por natën vonë persona të armatosur hynë me forcë brenda dhe u përpoqën të thyejnë altoparlantët. Kur të ftuarit protestuan, personat e armatosur hapën zjarr.
Sipas zëdhënësit të talebanëve, rasti është nën hetim.
Grupi i Shtetit Islamik, i cili është kundër talebanëve, është gjithashtu aktiv në Nangarhar dhe është fajësuar për incidente të ngjashme në të kaluarën.
Afganistani ra në duart e talebanëve në gusht pasi SHBA-ja tërhoqi nga trupat e fundit të saj të mbetur dhe militantët përfshiu vendin duke rimarrë terrenin.
Gjatë sundimit të tij të mëparshëm, grupi imponoi një interpretim jashtëzakonisht të rreptë të ligjit islam. Por kohët e fundit talebanët kanë premtuar të projektojnë një imazh më të moderuar teksa kërkojnë njohjen ndërkombëtare.
Që kur talebanët u kthyen në pushtet, grupi është akuzuar për vrasjen e një këngëtari popullor dhe thyerjen e instrumenteve. Shumë këngëtarë dhe muzikantë tashmë janë larguar nga Afganistani./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...