SHBA-të gjatë 18 viteve të fundit në Afganistan kanë humbur 2.433 ushtarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në faqen e internetit të shtëpisë së pavarur vëzhguese “iCasualties.org”, me seli në Xhorxhia të SHBA-ve, botuan të dhënat për periudhën nga 2001 deri në korrik të vitit 2019.
Bënë të ditur se në këtë periudhë në Afganistan kanë humbur jetën 2.433 ushtarë amerikanë, ndërsa më pas u theksua se rreth 20 mijë të tjerë janë plagosur.
Sipas të dhënave të “iCasualties”, vitin e kaluar në Afganistan humbën jetën 14 ushtarë amerikanë ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti 16.
Pas 11 shtatorit të vitit 2001, kur në orët e mëngjesit ndodhën sulmet e koordinuara terroriste të Al-Kaedës në New York dhe Washington, në Afganistan janë dërguar 100 mijë ushtarë të cilët kanë vepruar në kuadër të “forcave ndërkombëtare të koalicionit”. Në mesin e tyre rreth 70 mijë kanë qenë ushtarë amerikanë.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza