Afganistan: Nga sulmi i talibanëve janë vrarë 11 policë

15:22 | 17 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Zyrtarët afganë thonë se militantët talibanë i kanë sulmuar dy postblloqe të forcave të sigurisë në provincën jugore, Hemand, duke i vrarë 11 policë.

Ghafar Safi, shef i policisë në provincën Lashkar Gah, ku ka ndodhur sulmi i sotëm, tha se, po ashtu, janë vrarë 15 militantë.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrë talibanët, që kanë prani të fuqishme në provincën Helmand në Afganistan./rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme