Afganistan, në sulmet ndaj talebanëve vriten pesë civilë

16:28 | 25 Nëntor 2017
Arbresh.info

Të paktën pesë civilë u vranë gjatë një sulmi ajror nga forcat afgane të sigurisë ndaj talebanëve në provincën Kapis.

Zëdhënësi i Zyrës së Guvernatorit të Kapis, Kais Kadiri konfirmoi se sulmi është kryer në rajonin Nicrab.

“Të paktën pesë civilë janë vrarë në sulmin ndaj talebanëve”, tha Kadiri.

Ai shtoi se viktimat e këtij sulmi ishin tre fëmijë dhe dy gra. Sipas tij, në këtë sulm gjithashu është vrarë edhe vëllai i njërit prej emrave kryesorë të talebanëve.

Banorët e rajonit që ishin të ekspozuar ndaj sulmeve ajrore pohojnë se të paktën tetë civilë janë vrarë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme