Google ADS

Afganistan, katër viktima në një sulm me bombë

11:07 | 11 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Së paku katër persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi me bombë që sot në mëngjes ndodhi në Kabul, Afganistan, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi ndodhi në vendin Pagman, ndërsa edhe së paku gjashtë persona tjerë të plagosur janë transferuar në spital.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Afganistanit, Najib Danish, për AA tha se sulmuesi me autobombë si objektiv kishte një autokolonë e forcave afgane të sigurisë.

Identiteti i të vrarëve ende nuk dihet, ndërsa deri tani ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme