Google ADS

Afganistan, është vrarë udhëheqësi i talebanëve pakistanezë Shehryar Mehsud

13:49 | 13 Shkurt 2020
A. B.

Një nga liderët e lëvizjes talebane pakistaneze, Shehryar Mehsud, është vrarë në një sulm në verilindje të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mehsud është vrarë në një shpërthim të një mjeti të kurdisur shpërthyes në provincën afgane Kunar, njoftoi grupi i tij.

Bëhet fjalë për komandantin e grupit “Hakimullah Mehsud“, që njihet si një njësi elitare e TTP-së, ndërsa në vendin e tij tashmë është emëruar ndihmësi i tij Maulana Wali Muhammad.

Lëvizja talebane pakistaneze TTP u formua në vitin 2007, ndërsa lëvizja ka pësuar humbje të madhe në vitin 2014 pasi ajo ka vepruar kryesisht në Afganistan në formën e disa grupeve më të vogla.

Udhëheqësi i fundit i TTP-së së bashkuar, Mullah Fazlullah, u vra dy vjet më parë, gjithashtu në Kunar të Afganistanit, ndërsa Mehsud, i cili u vra mbrëmë, që nga ajo kohë ishte emëruar udhëheqës i talebanëve pakistanezë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme