Në dy sulme të ndara në Afganistan sot janë vrarë së paku 16 persona, ndërsa janë plagosur po aq pjesëtarë të forcave të sigurisë të këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).
Kreu i asamblesë krahinore në Konduz, Muhammed Yusuf Ayyabi, njoftoi se militantët talebanë kryen sulm të armatosur mbi bazën ushtarake Bala Hisar.
Ai tha se në sulm u vranë së paku 12 ushtarë, ndërsa u plagosën edhe 11 të tjerë. Ayyubi shtoi se forcat afgane iu përgjigjen zjarrit dhe vranë shtatë sulmues.
Paralelisht me këtë, Ministria afgane e Mbrojtjes njoftoi se së paku katër ushtarë janë vrarë, ndërsa pesë të tjerë u plagosën në sulmin me bombë që ndodhi në vendin Pagman, në perëndim të qendrës së Kabulit.
Përgjegjësinë për këtë sulm nuk e ka marrë askush.
Afganistani është bastion i krizës së thellë shumë vjeçare politike dhe të sigurisë që shihet në luftën për pushtet mes lëvizjes talebane dhe forcave të sigurisë.
Kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë paraqet edhe organizata terroriste DEASH e cila, pas disfatës në Irak dhe Siri, në masë të madhe ka intensifikuar aktivitetet në territorin e Afganistanit.
Sulmet në Afganistan nuk pushojnë as pas fillimit të negociatave të paqes të cilat delegacionet e rebelëve talebanë dhe qeverisë afgane i filluan nga mesi i shtatorit në Doha të Katarit.
Qëllimi kryesor i negociatave të të dyja palëve është përfundimi i përleshjeve gati dy dekadëshe në këtë vend.
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...