Afganistan, dorëzohen 615 pjesëtarë të DEASH-it

16:04 | 16 Nëntor 2019
Arbresh.info

Pas operacionit kundër organizatës terroriste DEASH në Nangarhar në Afganistanin lindor, 615 pjesëtarë të grupit terrorist u dorëzuan te forcat e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit tha se operacioni antiterrorist ishte organizuar në Achin të Nangarharit.

Para pjesëtarëve të forcave të sigurisë janë dorëzuar 615 pjesëtarë të DEASH-it, midis të cilëve gjenden gra dhe të mitur, si dhe shtetas të huaj.

Ministria tha se lufta dhe aktivitetet kundër terrorizmit janë duke vazhduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme