Afganistan, 32 të vdekur në një sulm vetëvrasës

23:54 | 11 Shtator 2018
Arbresh.info

Si pasojë e një sulmi vetëvrasës në rajonin Nangarhar të Afganistanit, 32 persona kanë humbur jetën dhe 128 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Zyrës së guvernatorit të Nangarharit, Ataullah Hogyani, në një deklaratë për AA tha se një person është futur në mes të protestës anti-qeveritare në rajonin Dehaki të Nangarharit dhe hodhi vetën në erë.

Si pasojë në sulm kanë humbur jetën 32 persona dhe 128 të tjerë janë plagosur, tha Hogyan.

Hogyani, theksoi se protestuesit po protestonin kundër qeverisë me arsyen se disa nga komandantët ruajtës në fshatra kanë kryer veprime arrogante.

Ndërkohë theksohet se askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme